Bota

Borrell i bën thirrje BE-së të braktisë parimin e unanimitetit

Shefi i diplomacisë evropiane, Borrell tha se BE-ja duhet të braktisë parimin e unanimitetit, i cili e pengon atë të marrë vendime të rëndësishme

Selen Temizer   | 27.06.2022
Borrell i bën thirrje BE-së të braktisë parimin e unanimitetit

Bruksel

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell tha se BE-ja duhet të braktisë parimin e unanimitetit, i cili e pengon atë të marrë vendime të rëndësishme në një periudhë kur zgjerimi i saj është sërish në rend dite, transmeton Anadolu Agency (AA).

Borrell ka shkruar një shkrim në blog nën dritën e rezultateve të samitit të liderëve të BE-së që u mbajt javën e kaluar.

"Ndërsa rigjallërohet zgjerimi i BE-së, ne duhet të tregojmë përpjekje të ngjashme për reforma në BE dhe mekanizmat tonë të vendimmarrjes. Një BE e zgjeruar duhet të veprojë lehtësisht. Kjo në të njëjtën kohë nënkupton reduktimin e fushëveprimit të rregullit të unanimitetit në politikën e jashtme dhe në fushat e tjera si dhe marrjen e më shumë vendimeve me shumicë të cilësuar votash", deklaroi Borrell duke shtuar se zgjerimi i BE-së është sërish në krye të rendit të ditës.

"Njohja e statusit të nevojshëm për vendet që kanë dëshirë dhe që kanë përmbushur kushtet në Union nuk është një favor apo tolerim i BE-së", theksoi Borrell duke theksuar se "Kjo është në interesin tonë strategjik. Është një mënyrë për të strukturuar kontinentin rreth vlerave dhe standardeve të BE-së. Një politikë e besueshme zgjerimi është investim gjeostrategjik për paqen, stabilitetin, sigurinë dhe rritjen e ekonomike në të gjithë Evropën".

Ai vuri në dukje se BE-së në fund të muajit iu desh një muaj për të pranuar paketën e 6-të të sanksioneve kundër Rusisë, megjithatë disa nga pikat e dakorduara në Këshill (si sanksioni kundër Patriarkut të Kishës Ortodokse Ruse Kirill) nuk mund të pasqyrohej në paketën përfundimtare.

"Në fillimin e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë ne përjetuam dinamikë të ngjashme me bllokimin e një vendi (Bullgaria) që bllokoi një vendim të cilin të gjithë të tjerët mund ta pranonin", tha Borrell.

Më tej Borrell nënvizoi se sistemi i unanimitetit ka shfaqur pasoja negative për besueshmërinë dhe efektivitetin e BE-së.

- Komuniteti politik evropian

Borrell theksoi se ideja për "komunitetin politik evropian" i presidentit francez Emmanuel Macron u pranua nga të gjithë liderët në samit.

"Një komunitet politik evropian mund t‘iu mundësojë vendeve kandidate të marrin pjesë menjëherë në politika të ndryshme të BE-së. Gjithashtu mund të përfshijë nëse dëshirojnë, edhe disa vende që nuk duan të anëtarësohen në Union si Norvegjia, Zvicra ose Britania", potencoi Borrell.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın