Bota

Bolivia ndërpret lidhjet diplomatike me Venezuelan

Qeveria e përkohshme urdhëron diplomatët e Venezuelës që të braktisin vendin

Michael Hernandez  | 15.11.2019 - Përdıtësım : 15.11.2019
Bolivia ndërpret lidhjet diplomatike me Venezuelan

Washington

Qeveria e përkohshme e Bolivisë ka ndërprerë lidhjet diplomatike me Venezuelën, duke urdhëruar diplomatët e Karakasit zyrtar që të braktisin vendin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mediat raportojnë se veprimi vjen një ditë pasi liderja i përkohshme e Bolivisë, Jeanine Anez, e ka njohur liderin e opozitës së Venezuelës, Juan Guaido, si president të shtetit.

Guaido që nga muaji janar është përfshirë në një luftë për pushtet me presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, kur ky i fundit fitoi në zgjedhjet e fundit.

Bolivia ka qenë e përfshirë në trazira me demonstrues që kanë protestuar për rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të mbajtura në tetor, në të cilat ish-presidenti Evo Morales shpalli fitore për një mandat të katërt në funksion.

Protestuesit dolën në rrugë duke besuar se rezultatet ishin të manipuluara.

Morales, presidenti i parë autokton i Bolivisë, u tërhoq të dielën pas thirrjes së ushtrisë boliviane.

Pas dorëheqjes, Morales kërkoi azil politik në Meksikë. Para se të largohej, ai shkroi në Twitter se do të thehet në Bolivi "me më shumë fuqi dhe energji".

Ai të martën arriti në Meksikë, ndërsa në ndërkohë, ligjvënësja nga radhët e opozitës, Jeanine Anez, e ka shpallur veten presidente e përkohshme e Bolivisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın