Koray Kılıç
21 korrik 2026•Përditësim: 21 korrik 2026
Në Adana të Turqisë ku temperatura e ajrit kalon 35 gradë Celsius, mbarështuesi i deleve Mehmet Savrun ka instaluar në hambar kondicioner për delet e tij, raporton Anadolu.
44-vjeçari Savrun, i cili ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit Marmara në vitin 2004, la punën e tij si avokat në vitin 2016 dhe u mor me profesionin e të atit, bujqësinë.
Ai kultivon grurë, misër, luledielli, kikirikë dhe sojë në rrethin Ceyhan ndërsa bleu 4 dele të racës Suffolk nga një prodhues në Hatay vitin e kaluar dhe filloi me blegtorinë.
Blegtori i cili me lindje dhe blerje e rriti numrin e deleve në 250, vendosi kondicioner në hambarin e tij në mënyrë që delet të mos prekeshin nga temperatura që kalon 35 gradë Celsius.