Bota

Bisedimet për Komitetin Kushtetues Sirian dështojnë për shkak të qëndrimit të regjimit

I dërguari i posaçëm i OKB-së për Sirinë thotë se bisedimet e Komitetit Kushtetues dështuan për shkak të mos arritjes së konsensusit për rendin e ditës

Ekip   | 29.11.2019
Bisedimet për Komitetin Kushtetues Sirian dështojnë për shkak të qëndrimit të regjimit

Gjenevë

Raundi i ri i bisedimet për paqen në Siri dështoi të fillojë për shkak të mos arritjes së marrëveshjes për rendin e ditës, tha i dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara (OKB) për Sirinë, Geir Pedersen, raporton Anadolu Agency (AA).

"Ishte e pamundur të thirrej një takim i trupit të vogël prej 45 personave sepse nuk ka pasur një marrëveshje për rendin e ditës", tha Pedersen para përfaqësuesve të mediave në Gjenevë.

"Siç e dini, në rregullat thelbësore të procedurës, thuhet se të dy bashkë-kryesuesit duhet të vazhdojnë me konsensus dhe do të bien dakord për një agjendë", tha Pedersen, i cili ende nuk kishte një datë për raundin tjetër të bisedimeve.

"Ne u përpoqëm të arrinim kompromis, por ende nuk kemi arritur në atë pikë", tha ai.

Regjimi sirian këtë javë vazhdoi të bllokojë takimin e Komitetit Kushtetues Sirian në Gjenevë.

Hadi Albahra, bashkë-kryetari i palës opozitare të komitetit tha: "Edhe pse nuk ishte e mundur që të mbajmë një sesion të përbashkët, kishte një kornizë pozitive pasi konsultimet u bënin përmes të dërguarit të posaçëm" dhe se u bënë përgatitje për punën në të ardhmen.

Ai më parë u tha gazetarëve se regjimi kishte propozuar shtimin e një artikulli në rendin e ditës që ishte jashtë kornizës themelore të kushtetutës.

Ahmad Kuzbari, bashkë-kryetari i anës së regjimit, tha: "Ne jemi ende të gatshëm të bëjmë përpjekje në të ardhmen në seancat e ardhshme për të arritur një agjendë për njerëzit tanë që shpresojnë shumë në përpjekjet tona."

Komiteti Kushtetues Sirian, i përbërë nga anëtarë të opozitës, shoqërisë civile dhe të regjimit, filloi bisedimet më 20 nëntor me mbështetje të OKB-së.

Raundi i dytë i bisedimeve filloi më 25 nëntor.

Pedersen tha se kishte disa raunde të diskutimeve çdo ditë me dy bashkë-kryetarët.

"Ata kanë pasur diskutime të mira, diskutime serioze profesionale dhe ne jemi përpjekur që të arrijmë konsensusin. Por siç thashë, akoma nuk jemi aty", tha Pedersen.

Komiteti është i mandatuar në kontekstin e një procesi të Gjenevës të mbështetur nga OKB që të përgatisë dhe hartojë për miratimin popullor reformat kushtetuese duke hapur rrugën për një zgjidhje politike në Siri.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın