Bota

Biden zhvillon bisedë telefonike me homologun nga Kenia

Biden ka theksuar rëndësinë e lidhjeve të fuqishme mes SHBA-së dhe Kenias, duke shtuar vendosmërinë e SHBA-së për të punuar afër me Kenian në mbështetje të paqes dhe sigurisë rajonale

Tufan Aktaş   | 26.02.2021
Biden zhvillon bisedë telefonike me homologun nga Kenia

Stamboll

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Kenias, Uhuru Kenyatta, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën nga Shtëpia e Bardhë, thuhet se Biden dhe Kenyatta kanë zhvilluar një bisedë telefonike.

Gjatë bisedës, Biden ka theksuar rëndësinë e lidhjeve të fuqishme mes SHBA-së dhe Kenias, duke shtuar vendosmërinë e SHBA-së për të punuar afër me Kenian në mbështetje të paqes dhe sigurisë rajonale.

"Presidenti ka vlerësuar udhëheqësinë e Kenias në Bririn e Afrikës si dhe angazhimin në luftën kundër terrorit, rritjen ekonomike, luftën kundër ndryshimeve klimatike dhe zhvillimin e qëndrueshëm", thuhet në deklaratë.

Në bisedë liderët gjithashtu trajtuan edhe krizën humanitare në rajonin Tigray të Etiopisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın