Bota

Biden: Të vaksinuarit plotësisht kundër COVID-19 nuk kanë nevojë të mbajnë maskë

"Si vaksinim e keni përmbushur detyrën tuaj patriotike. Tani rregulli është shumë i thjeshtë, vaksinohuni ose vendoseni maskën deri kur të vaksinoheni", tha Biden

Dildar Baykan  | 14.05.2021 - Përdıtësım : 14.05.2021
Biden: Të vaksinuarit plotësisht kundër COVID-19 nuk kanë nevojë të mbajnë maskë

Washington DC

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden tha se të vaksinuarit plotësisht kundër koronavirusit të ri (COVID-19) nuk kanë nevojë të vendosin maskë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Biden dha një deklaratë në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë menjëherë pasi Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) të SHBA-së publikoi një udhëzues të ri lidhur me rregullat e COVID-19.

"Sot është një ditë e shkëlqyer në luftën tonë kundër koronavirusit në SHBA", tha Biden i cili shtoi se "Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve njoftoi se tashmë vendosja e maskës nuk është e detyrueshme për personat që janë vaksinuar plotësisht".

Pasi nënvizoi se pas këtij vendimi qëndron suksesi i tyre në vaksinim, Biden tha se "Në 114 ditë kemi aplikuar 250 milionë doza të vaksinës. Në 49 nga 50 shtete rastet kanë rënë".

Ai tha se shtrimet në spitale janë në nivelin më të ulët që nga fillimi i pandemisë e deri më tani. Biden theksoi se është për t'u përgëzuar durimi dhe sakrifica që populli amerikan ka treguar në vitin e fundit.

"Si vaksinim e keni përmbushur detyrën tuaj patriotike. Tani rregulli është shumë i thjeshtë, vaksinohuni ose vendoseni maskën deri kur të vaksinoheni", tha Biden.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın