Bota

"Biden nënshkruan shitjen e armëve në vlerë prej 735 milionë dollarëve në Izrael"

Vendimi për dritë jeshile të shitjes së armëve ka ngjallur kundërshtim midis disa anëtarëve të partisë demokratike të presidentit Biden, përfshirë përfaqësuesen e shtetit Minnesota, Ilhan Omar

Michael Gabriel Hernandez   | 17.05.2021
"Biden nënshkruan shitjen e armëve në vlerë prej 735 milionë dollarëve në Izrael" Foto: AA/Arhiv

Washington

Sipas një raporti të publikuar sot, administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, ka miratuar shitjen e armëve në Izrael në vlerë prej 735 dollarëve, mes ofensivës në vazhdim të Tel Avivit ndaj Rripit të Gazës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç raporton 'Washington Post', Vendimi për të miratuar shitjen u mor më 5 maj, rreth një javë para se të fillonte dhuna e përshkallëzuar. Por miratimi erdhi midis kritikave të atëhershme në rritje për dëbimet e planifikuara nga Izraeli të banorëve palestinezë nga një lagje e Kudsit Lindor dhe sulmet e përsëritura në xhaminë Al-Aksa.

Vendimi për dritë jeshile të shitjes së armëve, i cili përbëhet kryesisht nga Municione të Përbashkëta të Sulmit të Drejtpërdrejt (JDAM), ka ngjallur kundërshtim midis disa anëtarëve të partisë demokratike të presidentit Biden, përfshirë përfaqësuesen e shtetit Minnesota, Ilhan Omar.

Menjëherë pas raportit të publikuar, Omar tha se shitja nuk duhet të përfundohet "përderisa po kryhen krime kundër njerëzimit me mbështetjen tonë".

"Nëse kjo kalon, kjo do të shihet si një dritë jeshile për përshkallëzimin e vazhdueshëm dhe do të zvogëlojë çdo përpjekje për të ndërmjetësuar një armëpushim", tha Omar.

Sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë, si pasojë e sulmeve izraelite në Rripin e Gazës që nga java e kaluar, të paktën 212 palestinezë janë vrarë, përfshirë 61 fëmijë dhe 35 gra. Mbi 1.300 persona po ashtu janë plagosur dhe dhjetëra ndërtesa janë shkatërruar ose janë dëmtuar në sulmet izraelite.

Dhjetë izraelitë po ashtu janë vrarë nga raketat palestineze të lëshuara nga Rripi i Gazës në Izrael.

Tensionet e fundit që filluan gjatë muajit të Ramazanit në Kudsin Lindor u përhapën në Gaza si rezultat i sulmeve izraelite ndaj besimtarëve muslimanë në xhaminë Al-Aksa dhe lagjen Sheikh Jarrah.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın