Bota, Koronavirusi

Biden kritikon të pavaksinuarit, ndërmerr masa të reja

Presidenti amerikan urdhëron masa të reja të rrepta për punonjësit federalë të pavaksinuar dhe inkurajon bizneset private të bëjnë të njëjtën gjë

Michael Gabriel Hernandez  | 30.07.2021 - Përdıtësım : 30.07.2021
Biden kritikon të pavaksinuarit, ndërmerr masa të reja

Washington

Presidenti amerikan, Joe Biden, paralajmëroi masa të reja që administrata e tij po merr për të luftuar atë që ai e quajti "pandemia e të pavaksinuarve", ndërkohë SHBA-ja vazhdon të regjistrojë rritje të rasteve të koronavirusit të ri (COVID-19) për shkak të variantit me transmetueshmëri të lartë, raporton Anadolu Agency (AA).

Biden tha se varianti Delta i ka shtyrë autoritetet shëndetësore amerikane ta këshillojnë se rastet do të vazhdojnë të rriten para se të bien, duke e përshkruar atë si një "tragjedi amerikane", por tha se rritjes së rasteve nuk do t'i bashkëngjiten rritjet e krahasueshme të shtrimeve në spital dhe vdekjeve sepse rreth 164 milionë amerikanë janë plotësisht të vaksinuar.

"Vaksinat janë mbrojtja më e mirë për të sëmurit rëndë nga COVID-19. Mbrojtja më e mirë. Fotografitë e spitaleve të mbingarkuara me pacientë në disa shtete janë të panevojshme, të shmangshme dhe tragjike. Ne do të ndihmojmë çdo sistem shëndetësor të mbingarkuar dhe të paaftë për të përballuar rritjen e rasteve. Ne jemi të gatshëm për ta bërë këtë", tha ai.

"Unë e kuptoj që shumë prej jush nga shumica jeni të irrituar me pasojat e dështimit të pakicës për t'u vaksinuar. Por unë dua t'ua bëjë me dije se do të vazhdoj të bëj gjithçka që mundem për të inkurajuar të pavaksinuarit që të vaksinohen. Kjo përfshin adresimin e hezitimit dhe dezinformimit", theksoi presidenti amerikan.

Presidenti i SHBA-së njoftoi një sërë masash të reja që po ndërmerr, duke përfshirë mandatimin që punonjësit federalë të pavaksinuar të mbajnë maska dhe distancë shoqërore në vendin e punës dhe t’i nënshtrohen testimeve rigoroze që do të zhvillohen një ose dy herë në javë. Ai inkurajoi punëdhënësit privatë të miratojnë të njëjtat masa.

Ai më tej u bëri thirrje qeverive shtetërore dhe lokale të ofrojnë 100 dollarë stimuj për të gjithë ata që janë të pavaksinuar, që të marrin gjilpërën duke shfrytëzuar fonde stimuluese të pashfrytëzuara dhe urdhëroi Pentagonin të shqyrtojë se si dhe kur do të shtojë vaksinën COVID-19 në listën e saj të vaksinimeve të kërkuara për anëtarët e shërbimit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.