Bota

Biden i kërkon Senatit që të mos vonojë miratimin e anëtarëve të kabinetit gjatë gjykimit të Trumpit

Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së votoi për fajësimin (impiçmentin) ndaj Donald Trump me një nen të vetëm, nxitje të kryengritjes, duke e bërë atë presidentin e parë në historinë e vendit i cili fajësohet për herë të dytë në shtëpinë ligjvënëse

Betül Yürük   | 14.01.2021
Biden i kërkon Senatit që të mos vonojë miratimin e anëtarëve të kabinetit gjatë gjykimit të Trumpit

New York

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joe Biden, pasi Dhoma e Përfaqësuesve votoi për fajësimin (impiçmentin) ndaj presidentit Donald Trump me një nen të vetëm, nxitje të kryengritjes, kërkoi nga Senati që të mos vonojë çështjet e rëndësishme si miratimi i anëtarëve të kabinetit gjatë procesit të gjykimit, raporton Anadolu Agency (AA).

"Sot, anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve ushtruan kompetencat e dhëna atyre nga kushtetuta jonë dhe ngritën akuza për ta mbajtur Presidentin përgjegjës", tha Biden pas impiçmentit të Trumpit.

Ai tregoi se akuzat drejtuar ndaj Trump për "nxitje të kryengritjes" janë mbështetur nga të dyja partitë, Demokratët dhe Republikanët, duke shtuar se procesi do të vazhdojë në Senat.

Biden kërkoi që gjatë procesit të gjykimit në Senat të mos vonohen çështjet e rëndësishme si miratimi i anëtarëve të kabinetit.

"Ky vend është gjithashtu në kthetrat e një virusi vdekjeprurës dhe një ekonomie të tronditur. Përderisa Senati përmbush përgjegjësit e tij kushtetuese në të njëjtën kohë shpresoj se do të merret edhe me detyra të tjera urgjente si miratimi i pozicioneve kryesore siç janë Sekretari i Sigurisë së Brendshme, të Shtetit, Mbrojtjes, Thesarit, Drejtorisë Kombëtare të Inteligjencës, si dhe vënia e programit të vaksinimit dhe ekonomisë në rrugën e duhur", tha Biden.

Kujtojmë se, Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së votoi për fajësimin (impiçmentin) ndaj presidentit Donald Trump me një nen të vetëm, nxitje të kryengritjes, duke e bërë atë presidentin e parë në historinë e vendit i cili fajësohet për herë të dytë në shtëpinë ligjvënëse.

Me 232 vota pro dhe 197 kundër, votimi tani e dërgon çështjen në Senat për një gjyq që pritet të fillojë jo më parë se 19 janari.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın