Bota

Biden do ta presë kryeministrin irakian në Shtëpinë e Bardhë më 26 korrik

"Vizita e kryeministrit do të theksojë partneritetin strategjik dhe bashkëpunimin dypalësh midis SHBA-së dhe Irakut”, ka thënë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë

Islam Doğru   | 17.07.2021
Biden do ta presë kryeministrin irakian në Shtëpinë e Bardhë më 26 korrik

New York

Kryeministri irakian Mustafa Al-Kadhimi do të vizitojë Shtetet e Bashkuara më 26 korrik, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, tha se Presidenti i SHBA-së Joe Biden do ta presë Al-Kadhimin në Shtëpinë e Bardhë.

“Vizita e kryeministrit do të theksojë partneritetin strategjik dhe bashkëpunimin dypalësh midis SHBA-së dhe Irakut”, ka thënë Psaki.

Vizita do të përqëndrohet në fushat me interes të përbashkët, përfshirë arsimin, shëndetësinë, kulturën, energjinë dhe iniciativat e klimës, si dhe forcimin e bashkëpunimit dypalësh me Irakun në çështjet politike, ekonomike dhe të sigurisë, duke përfshirë përpjekjet e përbashkëta për të siguruar eliminimin e përhershëm të DEASH-it.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın