Bota, Koronavirusi

Biden: Deri në fund të majit do të kemi vaksina të mjaftueshme për çdo amerikan

"Në drejtim të hapave që kemi hedhur në lidhje me prodhimin, deri në fund të muajit maj do të kemi vaksina të mjaftueshme për çdo amerikan", tha Biden

Dildar Baykan   | 03.03.2021
Biden: Deri në fund të majit do të kemi vaksina të mjaftueshme për çdo amerikan

Washington

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden tha se deri në fund të muajit maj do të kenë vaksina të mjaftueshme kundër koronavirusit të ri (COVID-19) për çdo amerikan, transmeton Anadolu Agency (AA).

Biden në konferencën për media në Shtëpinë e Bardhë lidhur me pandeminë e COVID-19 dhe punimet e vaksinimit tha se administrata e ish-presidentit Donald Trump e ka nënvlerësuar pandeminë.

Ai tha se një ndër kompanitë më të mëdha farmaceutike në botë Merck&Co do të prodhojë vaksinën kundër COVID-19 të Johnson & Johnson e cila fundjavën e kaluar mori miratimin.

"Në drejtim të hapave që kemi hedhur në lidhje me prodhimin, deri në fund të muajit maj do të kemi vaksina të mjaftueshme për çdo amerikan", tha Biden duke shtuar se prioritet duhet të kenë mësuesit dhe punonjësit në shkolla.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın