Bota

Berlini nuk ka plane për të rihapur ambasadën në Afganistan

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Maria Adebahr, tha se "definitivisht nuk ka plane gjatë ditëve të ardhshme" për të hapur misionin diplomatik në kryeqytetin Kabul

Ekip   | 17.09.2021
Berlini nuk ka plane për të rihapur ambasadën në Afganistan Foto: AA/Arkiv

Berlin

Gjermania ka deklaruar se ende nuk ka plane për të rihapur ambasadën në Afganistan, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në një konferencë për media të rregullt të qeverisë, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Maria Adebahr, tha se "definitivisht nuk ka plane gjatë ditëve të ardhshme" për të hapur misionin diplomatik në kryeqytetin Kabul.

Adebahr reagoi ndaj deklaratave të udhëheqësit të lartë të talebanëve, Anas Haqqani, i cili për Al Jazeera me qendër në Katar tha se Gjermania mund të jetë vendi i parë që do të rihap ambasadën e saj.

Berlini ka mbyllur ambasadën në Kabul që nga marrja nën kontroll e talebanëve më 15 gusht dhe e zhvendosi ambasadorin Markus Potzel në kryeqytetin e Katarit, Doha.

Megjithatë, qeveria e kancelares Angela Merkel ka mbajtur kontakte diplomatike me talebanët.

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas, tha se Gjermania mund të rihap misionin e saj në Kabul "nëse do të ishte politikisht e mundur dhe nëse e lejon situata e sigurisë".

Gjermania është përqendruar kryesisht në evakuimin e afganëve nga vendi, ku mijëra vendas që punuan për ministritë dhe institucionet politike gjermane shpresojnë për rrugëdalje.​​​​​​​

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın