Bota

Bennett: Me Putinin arritëm rezultate të mira dhe të qëndrueshme lidhur me çështjen e Sirisë

Kryeministri izraelit Naftali Bennett iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve rreth vizitës së tij në Rusi më 22 tetor, gjatë së cilës u takua me presidentin rus Vladimir Putin në Soçi

Mustafa Deveci   | 24.10.2021
Bennett: Me Putinin arritëm rezultate të mira dhe të qëndrueshme lidhur me çështjen e Sirisë

Kuds

Kryeministri izraelit Naftali Bennett tha se “me presidentin rus Vladimir Putin ka arritur rezultate të mira dhe të qëndrueshme për çështjen e Sirisë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Bennett iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në lidhje me vizitën e tij në Rusi më 22 tetor, gjatë së cilës u takua me presidentin rus Putin në Soçi.

Ai kujtoi se temat kryesore të takimit ishin situata aktuale në Siri dhe programi bërthamor iranian.

"Sigurisht, ne folëm për situatën në Siri. Rusët janë në një farë mënyre fqinjët tanë në veri dhe është e rëndësishme që ta menaxhojmë këtë situatë delikate dhe komplekse pa asnjë vonesë. Ne kemi arritur rezultate të mira dhe të qëndrueshme", tha Bennett.

Takimi në Soçi ishte takimi i parë i Bennett-it me Putinin që nga marrja e detyrës si kryeministër izraelit dhe zgjati pesë orë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın