Bota, Shëndetësi

Belgjika do të hedhë mbi 400 mijë doza të vaksinës anti-COVID

Me hedhjen e vaksinave të prodhuara nga AstraZeneca, të cilat do të skadojnë më 31 maj, një sasi kaq e madhe vaksinash do të hidhen për herë të parë që nga fillimi i pandemisë

Ömer Tuğrul Çam   | 23.05.2022
Belgjika do të hedhë mbi 400 mijë doza të vaksinës anti-COVID

Bruksel

Njoftohet se në Belgjikë do të hidhen 436 mijë doza të vaksinës së COVID-19, të cilat janë në prag të skadimit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas gazetës belge Le Soir, me hedhjen e vaksinave të prodhuara nga AstraZeneca, të cilat do të skadojnë më 31 maj, një sasi kaq e madhe vaksinash do të hidhen për herë të parë që nga fillimi i pandemisë.

Thuhet se në korrik do të skadojnë 790 mijë doza vaksine të prodhuara nga kompania Moderna dhe 90 mijë doza të vaksinës së prodhuar nga Pfizer-BioNTech.

Shkalla e vaksinave të papërdorura në Belgjikë ishte rreth 5 në 100 mijë. Në Belgjikë, e cila ka një popullsi prej 11,4 milionë banorësh, deri më sot janë administruar 25,3 milionë doza vaksinash.

Në pranverën e vitit 2021 filloi një fushatë e shpejtë vaksinimi në Belgjikë. Ndërsa pas shkurtit të këtij viti, vaksinimet ishin ngadalësuar ndjeshëm.

Muajin e kaluar, 3,6 milionë doza të vaksinës AstraZeneca u hodhën në Francë, pasi kishin skaduar.

Gazeta franceze Le Monde kishte raportuar në muajin prill se ka kaluar data e skadimit të 240 milionë dozave të vaksinave në mbarë botën, kryesisht në vendet e zhvilluara, dhe shumica e këtyre vaksinave janë dërguar në Nigeri për asgjësim.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın