Bota, Koronavirusi

Belgjikë, rritet në 220 numri i vdekjeve nga COVID-19

Me 1.298 raste të reja është rritur në 6.235 numri i rasteve dhe me 42 vdekje është rritur në 220 numri gjithsej i vdekjeve për shkak të koronavirusit në vend

Şerife Çetin   | 26.03.2020
Belgjikë, rritet në 220 numri i vdekjeve nga COVID-19

Bruksel
Në Belgjikë rritet në 6.235 numri i rasteve dhe 220 numri i vdekjeve nga epidemia e koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate nga qendra e krizës në Belgjikë, në 24 orët e fundit në vend janë shtruar në spital 536 persona.

Sipas deklaratës bëhet e ditur se me 1.298 raste të reja është rritur në 6.235 numri i rasteve dhe me 42 vdekje është rritur në 220 numri gjithsej i vdekjeve për shkak të koronavirusit në vend.

Ministrja e Shëndetësisë, Maggie de Block, në një program në radio tha se Këshilli Kombëtar i Sigurisë do të mblidhet sërish për vlerësimin e masave të marra.

Block bëri të ditur se nevojiten 8-10 ditë për të kuptuar nëse kanë funksionuar apo jo masat dhe se në vend nuk gjenden produkte të mjaftueshme për të kryer testime në shkallë të gjerë.

- Është zhvilluar testi për COVID-19

Kompania belge, Coris BioConcept, njoftoi se në bashkëpunim me universitetet kanë zhvilluar një test i cili mund të përcaktojë në 15 minuta virusin. Testi mund të përcaktojë antigenët e Covid-19 me frymën e të sëmurit.

- Belgjika nuk do të pranojë të sëmurë nga jashtë

Në anën tjetër në lajmet në shtypin lokal, u pretendua se Belgjika nuk do të pranojë të sëmurët që vijnë nga vende të tjera.

Theksohet se kanë ardhur kërkesa për transportimin në Belgjikë të sëmurëve nga Italia dhe Holanda, por se është refuzuar kjo kërkesë për shkak të kapacitetit të kufizuar.

Ndërkohë nga autoriteti i aeroportit të Brukselit është bërë thirrje ndaj të gjithë udhëtarëve që mbërrijnë në aeroport që të vetëkarantinohen për dy javë.

Kjo thirrje vlen edhe për ata persona që vijnë në aeroport për të pritur udhëtarët.

Në Belgjikë arsimi në shkolla është ndërprerë, ndërsa zbatohet pjesërisht kufizimi i daljes në rrugë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın