Bota

BE vazhdon sanksionet ndaj Venezuelës për një vit

Këshilli Evropian vazhdon masat restriktive deri në 14 nëntor të vitit 2020, për shkak të krizës politike, ekonomike dhe humanitare

Diyar Güldoğan  | 11.11.2019 - Përdıtësım : 11.11.2019
BE vazhdon sanksionet ndaj Venezuelës për një vit

Ankara

Këshilli Evropian ka vazhduar për një vit masat restriktive kundër Venezuelas, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Në vazhdën e krizës politike, ekonomike, sociale dhe humanitare në Venezuelë, me veprime të vazhdueshme që dëmtojnë demokracinë, sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut, Këshilli sot zgjati masat kufizuese ndaj Venezuelës për një vit, deri më 14 nëntor 2020", thuhet në kumtesën e Këshillit Evropian.

Në kumtesë shtohet se masat përfshijnë embargo të armëve dhe të pajisjeve për represion të brendshëm, si dhe ndalimin e udhëtimit dhe ngrirjen e pasurive për 25 individë në pozicione zyrtare.

"Këto masa kanë për qëllim që të ndihmojnë inkurajimin e zgjidhjeve demokratike të përbashkëta në mënyrë që të sjellin stabilitetin politik në vend dhe të mundësojë adresimin e nevojave emergjente të popullatës", thuhet gjithashtu në kumtesë.

Që nga fillimi i vitit, Venezuela është përfshirë në trazira politike, pasiqë Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro dhe kreu i opozitës, Juan Guaido janë përfshirë në një betejë për pushtet, ndërsa ekonomia e vendit ka shënuar rënie të ndjeshme pas rënies së çmimit të naftës së papërpunuar, që është eksporti kryesor i shtetit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın