Bota

BE, ulet numri i udhëtarëve të linjave ajrore me 73,3 për qind për shkak të COVID-19

Zyra evropiane e statistikave (Eurostat) publikoi të dhënat e udhëtimeve dhe trafikut ajror të 27 vendeve anëtare të BE-së për vitin 2020

Ata Ufuk Şeker   | 06.12.2021
BE, ulet numri i udhëtarëve të linjave ajrore me 73,3 për qind për shkak të COVID-19

Bruksel

Numri i pasagjerëve të linjave ajrore në Bashkimin Evropian (BE) është ulur me 73,3 për qind në vitin 2020, kur shpërtheu pandemia e koronavirusit, krahasuar me një vit më parë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyra Evropiane e Statistikave (Eurostat) ka publikuar të dhënat për udhëtimet ajrore në vitin 2020 në 27 vendet anëtare të BE-së.

Sipas të dhënave të fundit, industria e aviacionit në vendet e BE-së është prekur rëndë nga masat kufizuese dhe ndalimet e udhëtimit të vendosura vitin e kaluar për shkak të pandemisë.

Gjithashtu, në vendet e BE-së, numri i pasagjerëve ajrorë, i cili kaloi një miliard në vitin 2019, u reduktua në 277 milionë në vitin 2020, ose 73,3 për qind.

Të dhënat e Eurostatit tregojnë se 45 për qind e këtyre udhëtimeve janë bërë jashtë BE-së, 33 për qind ndërmjet vendeve të BE-së dhe 22 për qind brenda linjave të brendshme të vendeve anëtare të BE-së.

Rënia më e madhe e udhëtimeve ajrore me 83,3 për qind është shënuar në Slloveni, e ndjekur nga Sllovakia me 82,4 për qind dhe Kroacia me 81,9 për qind.

Rënia e udhëtimeve ishte 74,5 për qind në Gjermani, 69,9 për qind në Francë dhe 74,6 për qind në Spanjë.

Gjatë kësaj periudhe, më së shumti udhëtime ajror në vendet e BE-së u realizuan nga aeroporti CDG i Parisit me 22,2 milionë pasagjerë dhe aeroportet e Amsterdamit me 20,9 milionë, Frankfurtit me 18,7 milionë dhe Madridit me 15,5 milionë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın