Bota

BE pranon "pamjaftueshmërinë e mbështetjes ndaj Italisë"

"Në fillim ishte e pamjaftueshme përgjigjja ndaj kërkesës së Italisë për ndihmë nga vendet e BE-së", vlerësoi Lenarcic, duke theksuar se tani Italia nuk është vetëm

Yusuf Hatip  | 07.04.2020 - Përdıtësım : 07.04.2020
BE pranon "pamjaftueshmërinë e mbështetjes ndaj Italisë"

Bruksel

Anëtari i Komisionit të Bashkimit Evropian (BE) përgjegjës për menaxhimin e krizave, Janez Lenarcic, njoftoi se përgjigja e vendeve të BE-së ndaj kërkesës së Italisë për mbështetje në luftën kundër koronavirusit të ri (COVID-19) në fillim ishte e "pamjaftueshme", transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një konferencë për shtyp në Bruksel, Lenarcic, tha se BE ka orientuar drejt qyteteve Milano dhe Bergamo të Italisë që "janë më të prekurit" nga COVID-19 një ekip të përbërë prej mjekëve dhe infermierëve nga Rumania dhe Norvegjia. 

"Në fillim ishte e pamjaftueshme përgjigjja ndaj kërkesës së Italisë për ndihmë nga vendet e BE-së", vlerësoi Lenarcic, duke theksuar se tani Italia nuk është vetëm. 

Pasi deklaroi që edhe Sistemi i Imazheve Satelitore Copernicus i BE-së gjithashtu është aktivizuar, Lenarcic, tha se në këtë mënyrë mundësitë shëndetësore në Itali do të mund të hartohen gjatë situatës emergjente të COVID-19.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın