Bota

BE njofton rifillimin e negociatave për marrëveshjen bërthamore me Iranin

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Borrell tha se pas një ndërprerje dy mujore kanë rifilluar negociatat e zhvilluara për zbatimin sërish të marrëveshjes bërthamore të Iranit

Selen Temizer   | 13.05.2022
BE njofton rifillimin e negociatave për marrëveshjen bërthamore me Iranin

Bruksel

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell tha se pas një ndërprerje dy mujore kanë rifilluar negociatat e zhvilluara për zbatimin sërish të marrëveshjes bërthamore të Iranit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Borrell iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në hyrje për takimin e ministrave të Jashtëm të G7-tës që vazhdon në Gjermani.

Në një vlerësim lidhur Enrique Mora, një prej diplomatëve të lartë të ekipit, i cili u arrestua për një kohë të shkurtër nga policia gjermane në aeroportin e Frankfurtit në Gjermani teksa po kthehej në Bruksel nga bisedimet me Iranin, Borrell tha se ngjarja ka përfunduar, se Mora ka hipur në avion dhe se ka vazhduar udhëtimin e tij sipas programit.

"I rëndësishëm është rezultati i misionit të Mora-s në Iran. Ka shkuar më mirë se sa pritej. Negociatat ishin ndërprerë por tani rifilluan sërish. Për këtë arsye udhëtimi i tij ishte shumë frytdhënës", tha Borrell.

Mora, zv/sekretari i përgjithshëm i Shërbimit të Marrëdhënieve me jashtë të BE-së (EEAS) i cili është koordinatori i marrëveshjes bërthamore me Iranin dhe i cili në emër të BE-së ka zhvilluar negociatat që vazhdojnë prej muajsh në Vjenë, në fillim të javës vizitoi Teheranin për bisedime diplomatike me zyrtarët iranianë për shkak se negociatat në Vjenë u bllokuan pak kohë më parë.

Në një postim nga llogaria e tij në median sociale në orët e para të mëngjesit, Mora tha se ai bashkë me dy diplomatë evropianë të nivelit të lartë ishin ndaluar për një kohë të shkurtër nga policia gjermane pa treguar asnjë arsye.

Negociatat bërthamore me Iranin

Bisedimet, në të cilat diskutohet për zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bërthamore të Iranit të nënshkruar në vitin 2015 dhe kthimin e SHBA-së në marrëveshje, po mbahen në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të nivelit të lartë nga Rusia, Kina, Gjermania, Franca, Britania e Madhe dhe Irani.

Ndërsa Washingtoni, i cili u tërhoq në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja në vitin 2018 gjatë periudhë së ish-presidentit amerikan Donald Trump, po merr pjesë në mënyrë indirekte në bisedime përmes BE-së.

Washingtoni dëshiron që Teherani të kthehet në angazhimet e tij në marrëveshje ndërsa Irani kërkon që SHBA-ja e cila u largua në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja bërthamore të kthehet në marrëveshje, të heqë të gjitha sanksionet dhe të japë garanci se nuk do të largohet më nga marrëveshja.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell më 11 mars tha se negociatat janë ndërprerë për shkak të "faktorëve të jashtëm".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın