Bota

BE: Njësitë e vendbanimeve izraelite janë të paligjshme

"Sipas ligjit ndërkombëtar, njësitë e vendbanimeve izraelite janë të paligjshme dhe dëmtojnë zgjidhjen me dy shtete", deklaroi Mogherini

Şerife Çetin   | 19.11.2019
BE: Njësitë e vendbanimeve izraelite janë të paligjshme

Bruksel

Bashkimi Evropian (BE) ka bërë të ditur se politika e saj rreth aktiviteteve të vendbanimeve izraelite nuk ka ndryshuar dhe se të gjitha njësitë e vendbanimeve janë të paligjshme, transmeton Anadolu Agency (AA).

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Federica Mogherini ka bërë një deklaratë me shkrim pasi SHBA-ja njoftoi se tashmë nuk i shohin si të paligjshme njësitë e vendbanimeve hebreje në Bregun Perëndimorë nën okupim.

Mogherini tha se BE-ja i bën thirrje Izraelit që në kuadër të përgjegjësive të fuqisë okupuese t‘i japë fund të gjitha aktiviteteve të tij për njësitë e vendbanimeve.

"BE-ja nuk ka ndryshuar qëndrimin dhe është shumë e qartë në lidhje me politikën e saj për njësitë e vendbanimeve izraelite në territoret e Palestinës nën okupim. Sipas ligjit ndërkombëtar, njësitë e vendbanimeve izraelite janë të paligjshme dhe dëmtojnë zgjidhjen me dy shtete", deklaroi Mogherini.

Ajo theksoi se BE-ja do të vazhdojë të mbështesë zgjidhjen me dy shtete dhe se kjo është zgjidhja e vetme e cila do të përmbushë kërkesat legjitime të të dyja palëve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.