Bota

BE ndan 43,6 milionë euro ndihma për rajonin Sahel të Afrikës

Mark Lowcock, kreu i ndihmës humanitare të OKB-së, tha se një rekord prej 13 milionë njerëzish kanë nevojë për ndihmë humanitare përtej zonave kufitare të Burkina Fasos, Malit dhe Nigerit, ndërsa më të prekur janë fëmijët

Ekip  | 20.10.2020 - Përdıtësım : 20.10.2020
BE ndan 43,6 milionë euro ndihma për rajonin Sahel të Afrikës

Washington

Bashkimi Evropian (BE) sot premtoi 43,6 milionë euro për ndihmë emergjente dhe nevoja ushqimore për tre vende në rajonin Sahel të Afrikës, ndërsa Kombet e Bashkuara përpiqen të mbledhin 1 miliard dollarë për të zgjidhur krizën humanitare në këtë pjesë e botës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Blloku ofroi këtë shumë si pjesë e një takimi virtual ministror të organizuar nga Danimarka, Gjermania, Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara, që synojnë të nxjerrin në pah një nga krizat humanitare në botë me rritjen më të shpejtë në rajonin e rrënuar nga konflikti në rritje, qeverisja e dobët dhe mungesa e zhvillimit.

"Premtimi i BE-së përbëhet nga 23,6 milionë euro në financimin e veprimeve humanitare në Burkina Faso, Mali dhe Niger dhe 20 milionë euro në fonde zhvillimi për të adresuar krizën ushqimore që prek rajonin qendror të Sahelit", tha Balazs Ujvari, zëdhënësi i Komisionit Evropian.

Ai gjithashtu tha se BE-ja ka "mobilizuar" tashmë tetë miliardë euro për rajonin që nga viti 2014.

Përveç kësaj, Belgjika, një vend anëtar i BE-së, ka premtuar tetë milionë euro.

Mark Lowcock, kreu i ndihmës humanitare të OKB-së, tha se një rekord prej 13 milionë njerëzish kanë nevojë për ndihmë humanitare përtej zonave kufitare të Burkina Fasos, Malit dhe Nigerit, ndërsa më të prekur janë fëmijët.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın