Bota

BE miraton mandatin për bisedimet tregtare të Brexit-ti

Ministrat e BE-së japin dritë jeshile për fillimin e negociatave tregtare me Mbretërinë e Bashkuar për fazën tjetër të Brexit-it

Ekip  | 25.02.2020 - Përdıtësım : 26.02.2020
BE miraton mandatin për bisedimet tregtare të Brexit-ti

Bruksel

Këshilli i Bashkimit Evropian (BE) ka autorizuar bisedimet tregtare dhe ka miratuar pozicionin e negociatave të bllokut mbi partneritetin e ardhshëm të BE-së me Mbretërinë e Bashkuar, raporton Anadolu Agency (AA).

"BE tani është e gatshme që të fillojë bisedimet", tha Andreja Metelko-Zgombiç, sekretarja shtetërore e Kroacisë për Çështje Evropiane, e cila foli në emër të qeverisë së saj që ka presidencën e radhës të Këshillit në gjashtë muajt e parë të vitit.

Ajo e quajti mandatit "të qartë dhe të fuqishëm", që konfirmon "gatishmërinë e BE-së për të ofruar një partneritet ambicioz, të gjerë dhe të ekuilibruar për Mbretërinë e Bashkuar për përfitimin e të dyja palëve".

Mbretëria e Bashkuar braktisi BE-në më 31 janar, duke i dhënë fund anëtarësimit 47-vjeçar në BE. Në 10 muajt e ardhshëm të periudhës së tranzicionit, Mbretëria e Bashkuar dhe BE duhet të dakordohen për kushtet e bashkëpunimit ekonomik.

Ministrat evropianë kanë miratuar ndryshime të vogla në propozim-mandatin të prezantuar më herët gjatë muajit nga kryenegociatori i BE-së, Michel Barnier.

Pozita e negociatave përfshin tre kapituj kryesorë: partneritetin ekonomik, bashkëpunimin për sigurinë dhe politikën e jashtme dhe një kornizë institucionale që rregullon marrëdhëniet në të ardhmen.

Pjesa kryesore është kapitulli ekonomik pasi BE dhe Mbretëria e Bashkuar kanë mendime shumë të ndryshme për të ardhmen e marrëdhënieve tregtare.

BE është e hapur për marrëveshje të tregtisë së lirë që lejon zero taksa dhe kuota për importimin e mallrave britanikë. Por në këmbim të kësaj blloku insiston të sigurojë një "fushë të barabartë të lojës për konkurrencë të hapur dhe të ndershme".

Në realitet, kjo nënkupton që BE do t'i kërkojë Mbretërisë së Bashkuar që të mbështesë standarde të larta për çështjet sociale, mbrojtjen e mjedisit dhe rregullimin e ndihmës shtetërore, gjë të cilës kryeministri britanik Boris Johnson dëshiron t'i shmanget pas Brexit-it.

BE gjithashtu insiston në marrëveshje për peshkimin, e cila siguron qasje reciproke në treg dhe ujëra, si dhe përfshin kapitalin e peshkimit me kuota për shkak të qëndrueshmërisë.

Mbretëria e Bashkuar pritet që të enjten të shpalosë pozicionin e saj negociues.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.