Bota

BE i bën thirrje Izraelit të ndalë dëbimin e palestinezëve nga shtëpitë e tyre

Bashkimi Evropian ka kërkuar nga Izraeli që të ndalë aktivitetet e tij për dëbimin e palestinezëve nga shtëpitë e tyre, prishjen e shtëpive dhe ndërtimin e vendbanimeve të reja të paligjshme

Selen Temizer  | 20.01.2022 - Përdıtësım : 20.01.2022
BE i bën thirrje Izraelit të ndalë dëbimin e palestinezëve nga shtëpitë e tyre

Bruksel

Bashkimi Evropian ka kërkuar nga Izraeli që të ndalë aktivitetet e tij për dëbimin e palestinezëve nga shtëpitë e tyre, prishjen e shtëpive dhe ndërtimin e vendbanimeve të reja të paligjshme, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga shërbimi për marrëdhëniet me jashtë të BE-së, thuhet se vazhdimi i evakuimit nga Izraeli i palestinezëve nga shtëpitë e tyre në lagjet Sheikh Jerrah dhe Silwan në Kudsin Lindor ku ata jetojnë prej dhjetëra vitesh do të rrisë tensionet në terren dhe do të kontribuojë për një tendencë alarmante në rritje të evakuimit dhe shkatërrimit në një mënyrë shqetësuese në Bregun Perëndimor, përfshirë edhe Kudsin Lindor.

Në deklaratën ku rikujtohet se Izraeli më 17 janar ka marrë vendim për të ndërtuar mbi 1.450 vendbanime të reja mes Har Homa dhe Givat Hamatos për "Planin e brezit të ujësjellësit të poshtëm" i cili përfshin territoret nën pushtim në Kudsin Lindor thuhet se "BE-ja i bën thirrje Izraelit që të ndalë këtë plan dhe të gjitha aktivitetet e tij për vendbanimet të cilat do të minojnë edhe më shumë mundësinë që Kudsi të jetë në të ardhmen kryeqyteti i të dy shteteve".

"Sipas ligjit ndërkombëtar, zgjerimi i vendbanimeve, shembjet dhe evakuimet janë të paligjshme. Ato rrisin tensionet, kërcënojnë zbatueshmërinë e zgjidhjes me dy shtete dhe pakësojnë shpresat për paqe të përhershme. BE-ja është e gatshme të ofrojë mbështetje të plotë ndaj palëve për hapjen sa më parë të rrugës që shkon drejt rifillimit të procesit të paqes", thuhet në deklaratë.

Policia izraelite, pas vendimit të Bashkisë së Kudsit për shpronësimin e shtëpisë së familjes palestineze Salihiye që ndodhej në lagjen Sheikh Jerrah në Kudsin Lindor, dje në mëngjes arrestoi anëtarët e familjes dhe më pas kreu shembjen e shtëpisë me ekipet e bashkisë.

Pavarësisht reagimeve ndërkombëtare, Izraeli vazhdon të shembë shtëpitë e shumë palestinezëve me përpjekjet për të zgjeruar njësitë e vendbanimeve hebreje kryesisht në lagjet Sheikh Jerrah dhe Silwan në Kudsin Lindor.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın