Bota, Koronavirusi

BE do t'i dhurojë Afrikës 200 milionë doza shtesë të vaksinës kundër COVID-19

Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen tha se bëhet fjalë për një donacion të ri, përveç 250 milionë dozave të premtuara tashmë, të cilat do të dorëzohen plotësisht deri në mesin e vitit të ardhshëm

Associated Press  | 15.09.2021 - Përdıtësım : 15.09.2021
BE do t'i dhurojë Afrikës 200 milionë doza shtesë të vaksinës kundër COVID-19 Foto: Komisioni Evropian/AA

Bruksel

Bashkimi Evropian ka premtuar t'i dhurojë Afrikës 200 milionë doza shtesë të vaksinës kundër koronavirusit (COVID-19) për të ndihmuar kontinentin në luftën kundër pandemisë në nivel global, transmeton Anadolu Agency (AA)

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen sot tha se bëhet fjalë për një donacion të ri, përveç 250 milionë dozave të premtuara tashmë, të cilat do të dorëzohen plotësisht deri në mesin e vitit të ardhshëm. Ajo nënvizoi vendosmërinë e BE-së për të rritur sfidën me të cilën përballen vendet me të ardhura të ulëta.

Von der Leyen e quajti atë "investim në solidaritet, që njëherit është një investim në shëndetin global".

Ajo tha se përveç dërgesës së 700 milionë dozave për evropianët, blloku prej 27 anëtarësh dërgoi të njëjtin dozë në gjithsej 130 vende.

"Ne jemi rajoni i vetëm në botë që e kemi arritur këtë. Prioriteti ynë i parë dhe më urgjent është të përshpejtojmë vaksinimin global", tha kreu i KE-së në fjalimin e sotëm në Parlamentin Evropian.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın