Bota

"Bashkimi Evropian është i gatshëm të përballet me variantin Omicron të koronavirusit"

Emer Cooke, drejtoresha ekzekutive e Agjencisë Evropiane të Barnave, tha se do të duhen dy javë për të fituar një tregues nëse vaksinat aktuale kundër COVID-19 do të jenë efektive kur bëhet fjalë për variantin e ri të koronavirusit

Ekip   | 30.11.2021
"Bashkimi Evropian është i gatshëm të përballet me variantin Omicron të koronavirusit"

Bruksel

Kreu i Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA) theksoi sot se Bashkimi Evropian (BE) është i gatshëm të merret me variantin omikron të koronavirusit të ri(COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Emer Cooke, drejtoresha ekzekutive e Agjencisë Evropiane të Barnave, tha se do të duhen dy javë për të fituar një tregues nëse vaksinat aktuale kundër COVID-19 do të jenë efektive kur bëhet fjalë për variantin e ri të koronavirusit.

Cooke tha se nëse vërtet nevojitet një vaksinë e re për të asgjësimin e Omicron, do të duhen deri në katër muaj për t'u miratuar për përdorim në bllokun prej 27 anëtarësh.

"Ne jemi gati," u tha Cooke ligjvënësve të BE-së.

Sipas saj, tashmë është duke u zhvilluar bashkëpunimi me industrinë e mjekësisë për t'u përgatitur për një mundësi të tillë.

"E dimë se do të ketë mutacion në një fazë që do të thotë se ne duhet të ndryshojmë qasjen aktuale", shpjegoi Cooke.

Ai dukej më optimist se Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila paralajmëroi të hënën se rreziku global i variantit Omicron ishte "shumë i lartë".



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın