Bota

Banorët e Kudsit shijojnë motin me dëborë rreth qytetit të vjetër

Reshjet e borës kanë goditur të gjithë Palestinën, përfshirë qytetet e pushtuara Ramallah dhe Nablus të Kudsit Lindor

Mücahit Aydemir   | 27.01.2022
Banorët e Kudsit shijojnë motin me dëborë rreth qytetit të vjetër foto: Mostafa Alkharouf/AA

Kuds

Banorët e Kudsit Lindor kanë shijuar borën në rrugët e qytetit të vjetër pasi mbrëmë në këtë vend filluan reshjet e borës, raporton Anadolu Agency (AA).

Reshjet e borës kanë goditur të gjithë Palestinën, përfshirë qytetet e pushtuara Ramallah dhe Nablus të Kudsit Lindor.

Shumë banorë të Kudsit, veçanërisht fëmijët të cilët u gëzuan më së shumti nga reshjet e borës, u mblodhën rreth portës së Damaskut të qytetit të vjetër në Kudsin Lindor dhe luanin me topa bore.

Ekipet e ndihmës së parë të organizatës joqeveritare 'Sema al-Quds Health Teams' ishin në detyrë edhe në Portën e Damaskut.

Punonjësi i ndihmës së parë, Kamel Tikeybi, për AA tha se po përgatiten të ofrojnë shërbime shëndetësore 24 orë për shkak të reshjeve të borës.

Duke theksuar se ata do të vazhdojnë të shërbejnë në terren derisa të ndalojnë reshjet e borës, Tikeybi tha se, "Shpresojmë që me lejen e Allahut të mos ketë asnjë rrezik. Ne do të vazhdojmë të ndihmojmë me mbështetjen e dhënë nga komuna. Duhet të jemi të gatshëm të shërbejmë në kushtet aktuale. Prandaj jemi pranë njerëzve dhe u ndihmojmë".

Pritet që mëngjesin e sotëm të ndalojnë reshjet e borës dhe do të zëvendësohen me reshje shiu.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın