Bota, Shëndetësi, Koronavirusi

Bangladeshi do të nisë fushatën e vaksinimit kundër COVID-19 për refugjatët Rohingya

Sekretari i jashtëm, Masud Bin Momen, tha se fillimisht do të vaksinohen refugjatët Rohingya të moshës 55-vjeçare dhe më shumë dhe kufiri i moshës gradualisht do të ulet me ardhjen e më shumë vaksinave nga burime të ndryshme

Ekip  | 28.07.2021 - Përdıtësım : 29.07.2021
Bangladeshi do të nisë fushatën e vaksinimit kundër COVID-19 për refugjatët Rohingya

Dhaka

Bangladeshi do të nisë një fushatë vaksinimi kundër koronavirusit të ri (COVID-19) për refugjatët Rohingya në kampet e refugjatëve në rrethin Cox's Bazar mes thirrjeve për vaksinimin e personave të persekutuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sekretari i jashtëm, Masud Bin Momen, para gazetarëve në Dhaka tha se fillimisht do të vaksinohen refugjatët Rohingya të moshës 55-vjeçare dhe më shumë dhe kufiri i moshës gradualisht do të ulet me ardhjen e më shumë vaksinave nga burime të ndryshme.

"Refugjatët do të vaksinohen me një ujdi të ngjashme dhe më të njëjtin lloj të vaksinave si qytetarët e Cox's Bazar-it të Bangladeshit dhe nuk do të ketë diskriminim mes popullit vendas dhe refugjatëve Rohingya", tha Momen.

Momen njoftoi se vendimi u mor në një takim me Ministrinë e Shëndetësisë për të garantuar sigurinë shëndetësore të refugjatëve.

Sipas tij, ka një komunikim të rregullt midis refugjatëve dhe komunitetit pritës, kështu që është e rëndësishme të vaksinohen refugjatët Rohingya për të garantuar sigurinë e vendasve.

Ai shtoi se qeveria do të mbulojë vaksinimin e refugjatëve nga "ajo që kemi dhe asnjë diskriminim nuk do të bëhet në këtë rast". Megjithatë, ai theksoi se ka disa vështirësi në ruajtjen e vaksinave që ata marrin përmes instrumentit COVAX, me vaksinat kineze 'Sinopharm' më të lehta për t'u mbajtur nën administrimin e zinxhirit të ftohtë.

Më herët, qeveria tha se do të fillojë vaksinimin e rreth 50 mijë refugjatëve mes numrit në rritje të infeksioneve në të gjithë Bangladeshin.

Mes rritjes alarmante të virusit në të gjithë vendin me praninë e llojit 'Delta', numri i vdekjeve i refugjatëve Rohingya në vendbanimet më të mëdha të refugjatëve në botë është rritur në 27 dhe infeksionet në 2.355.

Bangladeshi aktualisht është shtëpia e pothuajse 1,2 milion muslimanëve pa shtetësi Rohingya, të cilët ikën nga një goditje e egër ushtarake në vendlindjen e tyre në Rakhinë të Mianmarit në muajin gusht të vitit 2017.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.