Bota, Koronavirusi

Bangladesh, shënohet numri më i ulët i viktimave nga COVID-19 që nga 1 korriku

Ky vend i mbipopulluar i Azisë së Jugut me 165 milionë banorë, më 30 qershor pësoi numrin më të lartë të vdekjeve ditore, respektivisht regjistroi 64 vdekje në një ditë të vetme

Ekip  | 31.07.2020 - Përdıtësım : 01.08.2020
Bangladesh, shënohet numri më i ulët i viktimave nga COVID-19 që nga 1 korriku

Ankara

Bangladeshi ka regjistruar shifrën ditore më të ulët të viktimave nga koronavirusi i ri (COVID-19) që nga 1 korriku, duke raportuar 28 viktima të reja, me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve nga ky virus ka shkuar në 3.111, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Që nga 1 korriku ky është rekordi më i ulët i vdekjeve dhe shpresojmë që njerëzit të ndjekin udhëzimet për distancimin shoqëror gjatë Bajramit, në mënyrë që situata pandemike të mos përshkallëzohet më tej", tha Dr. Ayesha Akhter për AA, një zyrtare e lartë e qeverisë për shëndetësinë.

Ky vend i mbipopulluar i Azisë së Jugut me 165 milionë banorë, më 30 qershor pësoi numrin më të lartë të vdekjeve ditore, respektivisht regjistroi 64 vdekje në një ditë të vetme.

Që atëherë vdekjen kanë qenë në rreth 50 në ditë.

Megjithatë, pasi shirat e musonit sezonalë shkaktuan përmbytje të mëdha dhe marshuan gati një të tretën e vendit, duke filluar në fillim të këtij muaji numri i testeve për COVID-19 ra.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë regjistruar 2.772 raste të reja, duke e çuar infeksionin në 237.661.

Bangladeshi po ashtu nesër do të shënojë festën e Kurban Bajramit në mes të frikës se mijëra njerëz kaluan nga zonat urbane në shtëpitë e tyre të fshatit, ku mund të mos respektojnë distancimin shoqëror dhe të nxisin përhapjen e virusit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın