Bota

Bangladesh, 15 të vdekur nga përplasja e trenave

"Deri më tani, kemi konfirmuar 15 të vdekur në aksidentin. Akoma jemi duke bërë punë rikuperimi", tha për AA shefi i policisë lokale Mohammad Anisur Rahman

Ekip   | 12.11.2019
Bangladesh, 15 të vdekur nga përplasja e trenave

Dhaka

Së paku 15 persona humbën jetën dhe mbi 50 të tjerë u lënduan sot herët në mëngjes kur dy trena pasagjerësh u përplasën në rrethin Brahmanbaria të Bangladeshit në lindje të kryeqytetit, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Deri më tani, kemi konfirmuar 15 të vdekur në aksidentin. Akoma jemi duke bërë punë rikuperimi", tha për AA shefi i policisë lokale Mohammad Anisur Rahman.

Ai tha se numri i të vdekurve mund të rritet pasi disa pasagjerë raportohet të jenë bllokuar nën vagonët.

"Një komitet është formuar për të hetuar aksidentin dhe ne do të jemi në gjendje të konfirmojmë numrin e saktë të viktimave dhe dëmeve tjera pas raportit të tyre", tha Rahman.

Aksidenti ndodhi kur një tren gabimisht shkeli sinjalin derisa ndërroi binarët në stacion, njoftoi kanali televiziv privat Shomoy TV, duke cituar policinë.

Shërbimi hekurudhor midis kryeqytetit Dhaka dhe dy qyteteve tjerë të rëndësishëm, Sylhet dhe Chottogram, është pezulluar.

Presidenti i Bangladeshit Abdul Hamid dhe kryeministri Sheikh Hasina shprehën ngushëllimet e tyre për humbjet.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın