Bota

Azerbajxhani rrëzon një avion luftarak Su-25 të Armenisë

Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit tha se sot në orën 12:30 sipas kohës lokale një avion luftarak Su-25 i ushtrisë së Armenisë u përpoq të sulmojë ushtrinë azerbajxhanase

Ruslan Rehimov   | 18.10.2020
Azerbajxhani rrëzon një avion luftarak Su-25 të Armenisë

Baku

Ushtria e Azerbajxhanit ka rrëzuar një avion luftarak Su-25 të ushtrisë së Armenisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit njoftoi se sot në orën 12:30 sipas kohës lokale një avion luftarak Su-25 i ushtrisë së Armenisë u përpoq të sulmojë ushtrinë e Azerbajxhanit në drejtim të qytetit Jabrayil.

Avioni u shkatërrua nga forcat e mbrojtjes ajrore të Azerbajxhanit.

Ushtria e Azerbajxhanit edhe dje në të njëjtin drejtim rrëzoi një avion luftarak Su-25 të ushtrisë së Armenisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın