Bota

Azerbajxhani notë proteste Francës

Ministria e Punëve të Jashtme e Azerbajxhanit njoftoi se ambasadori francez në Baku Zacharie Gross është thirrur në ministri, ku i është dorëzuar notë proteste për shkak të rezolutës së Senatit të Francës

Ruslan Rehimov  | 26.11.2020 - Përdıtësım : 27.11.2020
Azerbajxhani notë proteste Francës

Baku

Azerbajxhani i ka dorëzuar një notë proteste Francës për shkak të rezolutës së Senatit të Francës në lidhje me mosmarrëveshjen mbi Malësinë e Karabakut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Punëve të Jashtme e Azerbajxhanit njoftoi në një deklaratë se ambasadori francez në Baku Zacharie Gross është thirrur në ministri, ku i është dorëzuar notë proteste.

Zyrtarët e ministrisë e kanë informuar ambasadorin Gross në lidhje me notën e dorëzuar kundër rezolutës së Senatit të Francës që ishte në kundërshtim me Kartën e Kombeve të Bashkuara, Aktin Final të Helsinkit dhe rezolutat përkatëse të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1993.

Ambasadori Gross ka thënë se notën e Azerbajxhanit do t'ua përcjellë autoriteteve përkatëse në vendin e tij.

Ndryshe, Senati francez dje miratoi një rezolutë që njeh të ashtuquajturën qeveri armene të Malësisë së Karabakut.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın