Bota

Azerbajxhan, aksidentohet një helikopter ushtarak, 14 të vdekur

Në aksident kanë humbur jetën 14 ushtarë dhe janë plagosur dy të tjerë, në mesin e të cilëve edhe ushtarë të rangut të lartë

Ruslan Rehimov   | 30.11.2021
Azerbajxhan, aksidentohet një helikopter ushtarak, 14 të vdekur

Baki

Të paktën 14 ushtarë, shumica të rangut të lartë, kanë humbur jetën si dhe dy janë plagosur pasi një helikopter ushtarak i Shërbimit Shtetëror Kufitar të Azerbajxhanit u aksidentua në rajonin Khizi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e bërë nga Shërbimi Shtetëror Kufitar, bëhet e ditur se aksidenti ka ndodhur në zonën e stërvitjes ajrore Karaheybet në rajonin Khizi.

Zyrtarët e lartë të Shërbimit Shtetëror Kufitar dhe Kryeprokurorisë kanë mbërritur në vend, thuhet në njoftim, duke shtuar se ka filluar hetimi lidhur me incidentin.

Në aksident kanë humbur jetën 14 ushtarë dhe janë plagosur dy të tjerë, në mesin e të cilëve edhe ushtarë të rangut të lartë.

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, në mesazhin e tij shprehu ngushëllimet e tij familjeve dhe të afërmve të ushtarëve që kanë humbur jetën në aksident.

Ndërkohë, Ministria turke e Jashtme ka publikuar një mesazh ngushëllimi lidhur me aksidentin e helikopterit ushtarak në Azerbajxhan.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın