Politikë, Bota

Avionët izraelitë sulmojnë pozicionet e Hamasit në Rripin e Gazës

Sipas ushtrisë izraelite sulmi është kryer në shenjë hakmarrje për shkak të raketave nga Gaza

Faruk Zorlu  | 21.10.2020 - Përdıtësım : 21.10.2020
Avionët izraelitë sulmojnë pozicionet e Hamasit në Rripin e Gazës

Ankara
Avionët luftarakë izraelitë kryen sulme ajrore kundër një pozicioni të grupit palestinez të rezistencës Hamas në Rripin e Gazës të martën vonë, sipas ushtrisë izraelite, raporton Anadolu Agency (AA).

Sulmet ajrore goditën një tunel që pretendohet se i përkiste Hamasit, tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee, në Twitter.

“Sulmi u krye si hakmarrje për shkak të raketave nga Gaza”, shtoi Adraee.

Sipas dëshmitarëve okularë, objektiv i sulmeve ishte toka bujqësore në lindje të qytetit Deir al-Balah në qendër të Gazës, me të paktën tre raketa.

Asnjë informacion për viktima të mundshme nuk është raportuar deri më tani.

Ushtria izraelite shpesh kryen sulme ajrore në zonat kufitare si hakmarrje për sulme të cilat ata pretendojnë se janë kryer nga Gaza.





Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın