Bota

Avioni polak goditet nga rrufeja dhe kthehet në aeroport

Zëdhënësi i linjës ajrore, Krzysztof Moczulski, tha se rrufeja goditi një avion të tipit 'Boeing 787 Dreamliner' që ishte rrugës për në Puerto Plata në Republikën Domenikane

Ekip  | 20.01.2022 - Përdıtësım : 21.01.2022
Avioni polak goditet nga rrufeja dhe kthehet në aeroport

Varshavë

LOT Polish Airlines ka njoftuar se një prej avionëve të saj u godit nga rrufeja pak pas nisjes, duke detyruar avionin të kthehej në Varshavë, ku u ateroi i sigurt, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i linjës ajrore, Krzysztof Moczulski, tha se rrufeja goditi një avion të tipit 'Boeing 787 Dreamliner' që ishte rrugës për në Puerto Plata në Republikën Domenikane.

Moczulski tha se pasagjerët u larguan nga avioni dhe u transferuan në një terminal të aeroportit. Ai njoftoi se fluturimi u caktua të vazhdojë me një aeroplan tjetër në orët e hershme të pasdites.

Kanali polak i lajmeve TVN24 citoi një pasagjer të thoshte se udhëtarët përjetuan një moment të tmerrshëm në bordin e avionit.

Moczulski tha se aeroplanët LOT goditen nga rrufeja rreth 10 herë në vit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın