Bota

Avioni i parë saudit arrin në Katar pas marrëveshjes së pajtimit

Fluturimi është i pari që nga viti 2017, kur disa vende arabe, në krye me Arabinë Saudite, vendosën një bllokadë ndaj Katarit

Burak Dağ   | 12.01.2021
Avioni i parë saudit arrin në Katar pas marrëveshjes së pajtimit

Doha

Avioni i linjës ajrore të Arabisë Saudite zbriti në Aeroportin Ndërkombëtar të Katarit Hamad të hënën vonë për herë të parë që nga viti 2017 pasi dy fqinjët nënshkruan një marrëveshje pajtimi, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Pas rifillimit të fluturimeve midis Riadit dhe Dohas, avioni i parë i Saudi Airlines mbërriti në Aeroportin Ndërkombëtar Hamad këtë mbrëmje", njoftoi Qatar Airways në Twitter, duke shpërndarë fotografitë e udhëtarëve sauditë që udhëtuan në Katar.

Fluturimet nga qytetet saudite Xhide dhe Damam gjithashtu do të rinisin në ditët në vijim.

Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini gjithashtu njoftuan se avionët e pasagjerëve të Qatar Airways po përdorin hapësirën e tyre ajrore.

Javën e kaluar, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Egjipti nënshkruan një marrëveshje pajtimi me Katarin gjatë një samiti të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC) në qytetin saudit al-Ula.

Marrëveshja sinjalizoi fundin e bllokadës së udhëhequr nga sauditët të vendosur ndaj Katarit që nga viti 2017 me akuzën që Doha mbështeste grupet terroriste, pretendim ky i mohuar fuqishëm nga vendi.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın