Bota

Autoritetet izraelite rrënuan një shtëpi palestineze në Kuds

Ekipet e bashkisë izraelite rrënuan shtëpinë e parafabrikuar që i përkiste familjes Zeytun me arsyetimin se ishte pa leje

Esat Fırat   | 30.11.2021
Autoritetet izraelite rrënuan një shtëpi palestineze në Kuds

Kuds

Ekipet e bashkisë izraelite të Kudsit shkatërruan një shtëpi palestineze në lagjen Silvan të Kudsit Lindor të pushtuar, me pretendimin se ajo ishte pa leje, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burime lokale, forcat izraelite erdhën në rajonin Bi'r Ayyub në lagjen Silvan në jug të Kudsit Lindor për procesin e prishjes.

Ekipet e bashkisë izraelite rrënuan shtëpinë e parafabrikuar që i përkiste familjes Zeytun me arsyetimin se ishte pa leje.

Palestinezi Mohammed Zeytun jetonte me gruan dhe tre fëmijët e tij në shtëpinë e ndërtuar rreth pesë vjet më parë.

- Rrënimet e shtëpive nga autoritetet izraelite në Kudsin Lindor

Në Kudsin Lindor të pushtuar, autoritetet izraelite kërcënojnë se do të shkatërrojnë mijëra shtëpi palestineze me arsyetimin se ato janë "pa leje".

Burimet palestineze tregojnë se më shumë se 5.000 shtëpi palestineze janë shkatërruar nga forcat izraelite në Kudsin Lindor që nga viti 1967.

Sipas një raporti të Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare, autoritetet izraelite prishën dhjetëra shtëpi në Kudsin Lindor në vitin 2020 me arsyetimin se ato ishin "pa leje", ku si pasojë dhjetera palestinezë mbetën të pastrehë.

Duke deklaruar se praktika në fjalë e komunës izraelite nuk ka bazë ligjore, palestinezët thonë se ajo është "pjesë e politikave izraelite të frikësimit dhe judaizimit të qytetit".

Komuna izraelite shpesh mbledh shpenzimet e rrënimit nga vetë banorët e shtëpive të rrënuara.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın