Bota

Lirohet imami i Xhamisë Al-Aksa i arrestuar nga autoritet izraelite

Zyrtarët e inteligjencës izraelite sot arrestuan nga shtëpia e tij në Kudsin Lindor, imamin Sabri

Ekip  | 29.05.2020 - Përdıtësım : 30.05.2020
Lirohet imami i Xhamisë Al-Aksa i arrestuar nga autoritet izraelite

Kuds

Është liruar imami i madh i Xhamisë Al-Aksa, shejh Ekrima Sabri, i arrestuar nga forcat izraelite në Kudsin e pushtuar Lindor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacionit të marrë nga burimet lokale, Sabri u dërgua në stacionin policor në Qytetin e Lashtë të Kudsit Lindor dhe u akuzua me "provokim të popullit kundër Izraelit".

Ai është dënuar me largim një javor nga Mesxhid-i Aksaja, ndërsa të mërkurën përsëri do të merret deklarata e tij.

Zyrtarët e inteligjencës izraelite sot arrestuan imamin Sabri në shtëpinë e tij në Kudsin Lindor.

Në janar, autoritetet izraelite vendosën të ndalojnë shejh Ekrima të hyjë në Xhaminë Al-Aksa për katër muaj.

Izraeli pushtoi Kudsin Lindor, në të cilin Xhamia Al-Aksa është e vendosur, gjatë luftës së vitit 1967 në Lindjen e Mesme.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın