Bota

Autoritetet gjermane ndaluan aktivitetet e dy kompanive lidhur me PKK-në

Ministri i Punëve të Brendshme, Horst Seehofer, konfirmoi informacionin mbi ndalesën e aktiviteteve të shtëpisë botuese dhe kompanisë

Cüneyt Karadağ   | 12.02.2019
Autoritetet gjermane ndaluan aktivitetet e dy kompanive lidhur me PKK-në

Berlin

BERLIN (AA) - Autoritetet gjermane kanë ndaluar aktivitetet e shtëpisë botuese “Mesopotamia” dhe kompanisë “MIR Multimedia” të ndërlidhura me organizatën terroriste PKK, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Punëve të Brendshme, Horst Seehofer, konfirmoi informacionin mbi ndalesën e aktiviteteve të shtëpisë botuese dhe kompanisë.

Në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme theksohet se ndalesa është marrë në pajtim me ligjet, ndërsa në orët e mëngjesit janë kryer bastisje në disa lokacione në Rajna-Vestfalian Veriore dhe Saksoninë e Poshtme, ndërsa janë konfiskuar edhe materiale të caktuara.

Seehofer tha se PKK është aktive në Gjermani, krahas asaj se gjendet në listën e organizatave të ndaluara.

Theksohet se aktivitetet tregtare të të dy kompanive kanë qenë në dobi të PKK-së.

PKK nga viti 1993 gjendet në listën e organizatave terroriste, ndërsa në Gjermani ka rreth 14.500 mbështetës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın