Bota, Shëndetësi, Koronavirusi

Austri, hiqen të gjitha kufizimet anti-COVID për hyrje në vend

Sipas rregullores së re, kufizimet e ndryshme për hyrjen në vend për gati dy vjet janë hequr plotësisht. Personat që do të udhëtojnë në vend do të mund të hyjnë pa paraqitur asnjë dokument

Aşkın Kıyağan   | 16.05.2022
Austri, hiqen të gjitha kufizimet anti-COVID për hyrje në vend

Vjenë

Sipas rregullores së re të udhëtimit që ka hyrë në fuqi në Austri, ka përfunduar detyrimi i vaksinave, shërimit dhe testimit gjatë hyrjes në vend për shkak të pandemisë së COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në Gazetën Zyrtare është njoftuar se ka hyrë në fuqi dekreti për rregulloren e re të udhëtimit të përgatitur nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas saj, kufizimet e ndryshme për hyrjen në vend për gati dy vjet janë hequr plotësisht. Personat që do të udhëtojnë në vend do të mund të hyjnë pa paraqitur asnjë dokument.

Nga ana tjetër, në dekret gjithashtu thuhet se nëse në ndonjë vend shihet një variant i ri i mundshëm i virusit, kufizimet për këtë vend apo vende në situatë të ngjashme do të riaplikohen.

Në Austri, ku janë hequr pjesa më e madhe e masave për COVID-19, detyrimi për maska ​​vazhdon të zbatohet në transportin publik, qendrat shëndetësore dhe vendet tregtare ku plotësohen nevojat ditore.

Në vendim me rreth 10 milionë banorë, deri më tani kanë vdekur 18.303 persona dhe janë regjistruar 4.212.492 raste me COVID-19.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın