Bota

Australi, përmbytjet masive detyrojnë mijëra njerëz që të zhvendosen

Autoritetet kanë urdhëruar banorët të zhvendosen në qendrat e caktuara të evakuimit

Ekip   | 04.07.2022
Australi, përmbytjet masive detyrojnë mijëra njerëz që të zhvendosen

Ankara

Autoritetet në shtetin e Uellsit të Ri Jugor të Australisë urdhëruan të hënën mijëra njerëz të evakuohen pasi ujërat hynë në zonat e banuara, raporton Anadolu Agency (AA).

Paul Toole, zëvendëskryeministri i shtetit, e përshkroi situatën të përkeqësuar pasi uji nga lumenjtë e tejmbushur dhe digat përmbytën disa rajone, raportoi Sky News.

"Kur i hedhim një vështrim përmbytjeve tani në pellgun e Sidneit, ata njerëz në Hawkesbury dhe zonat Camden, në fakt janë përballur me përmbytje tani në shumë raste", ka deklaruar Toole, sipas transmetuesit.

Departamenti i Emergjencave të Shtetit u ka kërkuar banorëve që jetojnë përgjatë lumenjve Hawkesbury dhe Nepean të largohen nga shtëpitë e tyre dhe të zhvendosen në qendrat e përcaktuara të evakuimit.

Rreth 1.600 njerëz u evakuuan që nga mëngjesi i së dielës, njoftoi departamenti i urgjencës.

Një anije mallrash me ekuipazh prej 21 persona në bord ka humbur gjithashtu energjinë pranë Parkut Kombëtar Mbretëror, në jug të Sidneit.

Autoritetet kanë nisur një operacion kërkim-shpëtimi të mbështetur nga helikopteri, raportoi ABC News.

Kjo është vala e katërt e përmbytjeve në Uellsin e Ri Jugor në 18 muajt e fundit.

Në mars, të paktën 12 presona humbën jetën dhe qindra prona u dëmtuan për shkak të përmbytjeve të mëdha.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın