Bota

Australi, mijëra persona protestuan kundër vendosjes së masave anti-COVID

Qytetarët në protesta kërkuan që kufizimet, të vendosura në ditët e mëparshme, të hiqen sa më shpejt të jetë e mundur

Recep Şakar   | 24.07.2021
Australi, mijëra persona protestuan kundër vendosjes së masave anti-COVID

Queensland

Përderisa lufta kundër variantit Delta të koronavirusit (COVID-19) vazhdon në Australi, mijëra njerëz protestuan kundër vendosjes së orës policore në Sidnej dhe Melburn, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mijëra protestues u mblodhën në dy qytetet më të mëdha, Sidnej dhe Melburn, në vendin ku varianti Delta po kërcënon gjithnjë e më shumë.

Qytetarët në protesta kërkuan që kufizimet, të vendosura në ditët e mëparshme, të hiqen sa më shpejt të jetë e mundur.

Protestuesit mbanin pankarta me mbishkrimet "Liri" dhe brohorisnin parulla të tilla si "Zgjohu Australi", "Mjaft më", "Jo vaksinave, hiqni maskat" dhe "Kemi të drejtat tona".

Në Sidnej erdh deri tek përleshjet pasi protestuesit duke shëtitur nga parku 'Victoria' për në qendër deri te Bashkia e qytetit hodhën shishe plastike dhe sende të tjera ndaj policisë.

Forcat e sigurisë gjatë ndërhyrjes në protesta, të mbajtura pa miratim paraprak, arrestuan shumë protestues.

Gjatë 24 orëve të fundit në Australi janë raportuar 176 raste me COVID-19.

Që nga 25 janari 2020, kur pandemia shpërtheu në vend, janë shënuar 32.935 raste ndërsa 916 persona e kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın