Bota

Australi, Ambasada e Çadrës Aborigjene shënon 50-vjetorin e themelimit

Themelimi i kësaj organizate ishte një përgjigje ndaj qasjes së qeverisë australiane ndaj të drejtave të tokës së aborigjene

Ekip  | 26.01.2022 - Përdıtësım : 26.01.2022
Australi, Ambasada e Çadrës Aborigjene shënon 50-vjetorin e themelimit

Sydney

Qindra njerëz janë tubuar në Sydney të Australisë për të shënuar 50-vjetorin e Ambasadës së Çadrës Aborigjene të themeluar nga katër burra aborigjenë në vitin 1972, raporton Anadolu Agency (AA).

Ata ishin Michael Anderson, Billy Craigie, Bertie Williams dhe Tony Coorey nga vendbanimi Redfern në periferi të qytetit Sydney.

Themelimi i kësaj organizate ishte një përgjigje ndaj qasjes së qeverisë australiane ndaj të drejtave të tokës së aborigjene.

Sot, pas gjysmë shekulli, protestuesit anembanë Australisë marshuan nëpër rrugë duke mbajtur pankarta dhe flamuj aborigjenë me thirrjet "Çfarë duam ne? Të drejtat e tokës".

Kjo është pjesë e protestës më të gjatë në mbarë botën për të drejtat e tokës, sovranitetit dhe vetëvendosjes së indigjenëve.

Ambasada e Aborigjenëve ka simbolizuar efektin që politika ka pasur mbi australianët autoktonë.

Siç tha Gary Foley, një aktivist aborigjen, "aborigjenët trajtohen si të huaj në tokën e tyre prandaj dhe kishin nevojë për një ambasadë".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.