Bota

Astana, raundi i ri i bisedimeve për Sirinë fillon më 28 nëntor

Kryediplomati kazak njoftoi se vendet garantuese të procesit paqësor në Astana, Turqia, Rusia dhe Irani janë dakorduar që raundi i 11-të i bisedimeve të fillojë më 28 nëntor

Aliia Raimbekova  | 19.11.2018 - Përdıtësım : 19.11.2018
Astana, raundi i ri i bisedimeve për Sirinë fillon më 28 nëntor Foto: Aliia Raimbekova / AA

Astana

ASTANA (AA) – Procesi i paqes në Siri do të vazhdojë me një takim të ri që do të mbahet më 28 dhe 29 nëntor në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Jashtëm i Kazakistanit, Kayrat Abdrahmanov njoftoi se vendet garantuese të procesit paqësor në Astana, Turqia, Rusia dhe Irani janë dakorduar që raundi i 11-të i bisedimeve të fillojë më 28 nëntor.

Ai tha se në bisedime pritet të marrin pjesë delegacione nga vendet garantuese të procesit si dhe delegacioni i opozitës së armatosur siriane dhe delegacioni i regjimit të presidentit sirian Bashar al-Assad.

Abdrahmanov gjithashtu tha se si vëzhgues janë ftuar Kombet e Bashkuara dhe delegacioni jordanez.

Me ndërmjetësimin e Turqisë, Rusisë dhe Iranit, bisedimet e paqes për Sirinë në Astana filluan në janar të vitit të kaluar. Delegacionet u takuan në Astana në nëntë raste dhe raundi i fundit i negociatave u mbajt në Soçi të Rusisë.

Qëllimi i procesit të paqes është vendosja e armëpushimit dhe zgjidhja e krizës së thellë në Siri, e cila ka qenë skenë e një lufte civile për shtatë vite.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın