Bota

Artisti francez i rrugës akuzohet për përdhunimin e rreth 30 grave

Artisti i famshëm i grafiteve rrugore Wilfrid A., është nën hetime të policisë për sulme gjatë dekadës së fundit

Ekip  | 10.07.2020 - Përdıtësım : 10.07.2020
Artisti francez i rrugës akuzohet për përdhunimin e rreth 30 grave

Paris

Këtë javë në një gjykatë të Parisit u ngrit ankesë kolektive nga një grup prej 25 grave kundër artistit të mbishkrimeve Wilfrid A., të cilin e akuzojnë për përdhunim dhe sulme seksuale, raporton Anadolu Agency (AA).

Artisti, i cili jeton në shtëpinë e tij në lagjen parisiene Montmartre ku kanë ndodhur të gjitha sulmet e pretenduara, u bë i famshëm pas sulmeve terroriste të nëntorit 2015, pasi mesazhi i tij "Dashuria bredh rrugëve" u përhap nëpër muret e qytetit dhe u bë simbol i forcës.

Ankesa u paraqit zyrtarisht të martën nga grupi, të cilët pretendojnë se Wilfrid A., kishte shfaqur gjatë 10 viteve të fundit një model të ndjekjes dhe manipulimit të grave të reja, madje edhe adoleshentëve, duke i joshur ato në "studion" e tij, e cila ishte në të vërtetë shtëpia e tij dhe atje i kishte sulmuar ose përdhunuar ato.

Gjithsej janë 28 gra që kanë paraqitur akuza. Tani ato janë të moshës midis 19 dhe 49 vjeç. Grupi vendosi të paraqesë ankesën e tyre kolektivisht pasi tre gra kishin parashtruar ankesa individuale.

Wilfrid A., ka mohuar akuzat.

Në protestë ndaj artistit të rrugës, mesazhi i Wilfrid A., tani është ndryshuar në "Një përdhunues bredh rrugëve".

"Klienti im është i gatshëm të japë shpjegime para hetuesve", tha avokati i Wilfrid A., Joseph Cohen-Sabban në një prononcim për "France24". Akuzat fillimisht dolën në dritë në një artikull të publikuar në revistën Neon më 22 qershor ku 16 gra treguan rrëfimet e tyre.

Pas publikimit të artikullit më 26 qershor u hap një hetim.

Ata që kanë paraqitur ankesa e përshkruajnë Wilfrid A., si një "grabitqar seksual" i cili u afrohej grave me komplimente dhe i ftonte ata në studion e tij, por më pas atje bëhej tepër agresiv, ndonjëherë edhe i dhunshëm.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın