Emre Aytekin
05 Maj 2017•Përditësim: 05 Maj 2017
ANKARA (AA) - Në Malajzi është arrestuar edhe një i dyshuar i tretë i njohur si një prej krerëve të organizatës terroriste FETO, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit në faqen e internetit të gazetës "Star Malaysia", njoftohet se Drejtoria e Policisë së Malajzisë, me arsyetimin se përbën kërcënim për sigurinë kombëtare ka njoftuar se ka arrestuar İsmet Özçelik i cili është një prej krerëve të FETO-s.
Özçelik pas ndalimit të Turgay Karaman dhe İhsan Aslan brenda kësaj jave është anëtari i tretë i FETÖ-s që arrestohet në vend.
Ndër të tjera bëhet e ditur se Özçelik është arrestuar në mbrëmjen e djeshme në orën 17.30 me orën lokale, teksa lëvizte me automjetin e tij bashkë me djalin Süheyl dhe një person tjetër identiteti i të cilit nuk është publikuar.
Ndërsa drejtori i njësisë së operacioneve speciale të Drejtorisë së Policisë së Malajzisë, Muhammed Fuzi Harun ka konfirmuar se Özçelik është arrestuar në një operacion të policisë.
Gjithashtu bëhet e ditur se Özçelik ka qenë ndaluar edhe më parë nga policia e Malajzisë duke u mbajtur në paraburgim për 50 ditë me arsyetimin se në muajin dhjetor kishte kundërshtuar punonjësit e doganës.