Bota

Arrestohet një person pas të shtënave vdekjeprurëse në Gjermani

Policia në Twitter këshilloi banorët lokalë që të kenë kujdes

Ayhan Şimşek   | 09.10.2019
Arrestohet një person pas të shtënave vdekjeprurëse në Gjermani

Berlin

Policia gjermane ka bërë të ditur se një person është arrestuar pas të shtënave në Halle, qytet në lindje të vendit, në të cilin janë vrarë dy persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Policia në Twitter këshilloi banorët lokalë që të kenë kujdes. Nuk janë shpalosur më shumë detaje për personin e arrestuar, ndërsa nga policia theksojnë se punojnë në qetësimin e situatës.

Të shtënat ndodhën në afërsi të një sinagoge në Halle ndërsa sulmuesit e dyshuar më pas u arratisën me automjet.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın