Bota

Armeni, rritet në 16 numri i të vdekurve nga shpërthimi në kryeqytet

Shpërthimi ndodhi në qendrën Surmalu, ndërsa prej 16 viktimave janë identifikuar 13, mes të cilëve një grua shtatzënë dhe fëmijë, njoftohet nga Ministria për Situata të Jashtëzakonshme, transmeton agjencia Armenpress

Saadet Firdevs Aparı  | 16.08.2022 - Përdıtësım : 17.08.2022
Armeni, rritet në 16 numri i të vdekurve nga shpërthimi në kryeqytet

Ankara

Numri i të vdekurve nga shpërthimi që ndodhi të dielën në qendrën tregtare në kryeqytetin armen Jerevan është rritur në 16, raportojnë mediat lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shpërthimi ndodhi në qendrën Surmalu, ndërsa prej 16 viktimave janë identifikuar 13, mes të cilëve një grua shtatzënë dhe fëmijë, njoftohet nga Ministria për Situata të Jashtëzakonshme, transmeton agjencia Armenpress.

Shpërthimi në godinën ku ndodheshin edhe fishekzjarrët ka shkaktuar zjarr dhe shembjen e pallatit trekatësh.

Ndërkohë, të martën, të gjitha stacionet e metrosë në kryeqytetin Jerevan u mbyllën pasi një kërcënim me bombë u raportua në orën 10:05 të mëngjesit sipas orës lokale, njoftoi Qendra kombëtare e menaxhimit të krizave.

Në vendngjarje janë dërguar ekipet e Ministrisë së Emergjencave për asgjësimin e bombave.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın