Armeni, mijëra persona protestojnë kundër qeverisë në Jerevan
Pas fitores së Azerbajxhanit në Karabak, opozita proteston politikën e ndjekur nga qeveria armene, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Nikol Pashinyan

Ankara
Mijëra protestues kundër qeverisë u mblodhën përpara ndërtesës së kryetarit të bashkisë në kryeqytetin Jerevan të Armenisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Policia pengoi protestuesit të cilët tentuan të hyjnë në zyrën e kryetarit të bashkisë. Më pas protestuesit u shpërndanë pas tensionit që zgjati disa orë.
Pas fitores së Azerbajxhanit në Karabak, opozitarët që protestojnë politikën e ndjekur nga qeveria armene dhe të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Nikol Pashinyan, që nga 1 maji mblidhen në rrugët e Jerevanit.
Policia në protestat e mbajtura me 2 dhe 3 maj kishte njoftuar arrestimin e 426 personave.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.