Ömer Musa Targal
03 Qershor 2016•Përditësim: 03 Qershor 2016
BUENOS AIRES (AA) – Firmat anëtare të Federatës së Benzinës, Gazit dhe Biokarburantëve, me grevën që e realizuan në shenjë proteste ndaj politikës së çmimeve të gazit nga qeveria e Argjentinës, u bënë shkak që kjo e fundit të bëjë ndryshime në politikën e gazit, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryetari i përkohshëm i Senatit Federico Pinedo, në deklaratën për radion lokale Radio Continental, u shpreh se “Janë bërë gabime, por do të korrigjohen".
Pinedo, i cili është anëtar i Senatit nga partia e presidentit të shtetit Mauricio Macri, potencoi se nuk kishin supozuar se do të ballafaqoheshin me rritje deri në dy mijë përqind në faturat e përdoruesve.
Pas rritjeve të cilat qeveria Macri i solli në faturat e gazit, firmat e gazit në Tierra del Fuego ditën e martë hynë në grevë për zbritje të çmimeve.