Argjentinë, mbahet protestë për ndihmë sociale
Grupet e quajtura "piquetero", që do të thotë "protestues", të cilët u shfaqën në Argjentinë në vitet e 90-ta, shpesh organizojnë protesta në vend duke kërkuar ndihmë sociale

Buenos Aires
Mijëra persona protestuan në Argjentinë duke kërkuar rritjen e përfitimeve sociale dhe punësimit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Me thirrjen e organizatave shoqërore dhe politike, mijëra persona u mblodhën para ndërtesës presidenciale, Casa Rosada, në kryeqytetin e Buenos Airesit.
Protestuesit, të cilët u nisën nga rajone të ndryshme më 10 maj, mbushën sheshin simbolik të majit përpara Casa Rosada-s dhe rrugët përreth tij në protestën që ata e quajtën "Marshi Federal".
Drejtuesit e grupeve pjesëmarrëse në shfaqje mbajtën fjalime në skenën e ngritur para godinës presidenciale.
Protestuesit shprehën kundërshtimin e tyre ndaj marrëveshjes së qeverisë për t'i paguar borxhin Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe politikat e pajtueshmërisë së FMN-së.
Trafiku në kryeqytet u ndërpre për shkak të protestës.
Grupet e quajtura "piquetero", që do të thotë "protestues", të cilët u shfaqën në Argjentinë në vitet e 90-ta, shpesh organizojnë protesta në vend duke kërkuar ndihmë sociale.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.